Kryeministri Edi Rama i përgjigjet opozitës për akuzat në lidhje me sheshin e flamurit në Vlorë. Përmes një postimi në rrjete sociale Rama thotë se “foltorexhinjtë e Vlorës nuk dinë dhe as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”.
Më tej aithekson se Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorë dhe mezi pret që ta shohë të realizuar. Rama thotë se do t’i japë Vlorës një përmasë të re.
“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit! Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re”, shkruan Rama.
/abcnews.al