Vlorë, radhë për aplikimin e kartave të identitetit

schedule16:20 - 16 Janar, 2019

schedule 16:20 - 16 Janar, 2019

Në qytetin e Vlorës ka dyndje të njerëzve për t’u pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportën. Kjo për shkak të fluksit të njerëzve dhe personelit të pakët, që merret me këtë proces.

Presin orë të tëra për të aplikuar për kartën e identitetit. Në Vlorë, banorët duken sikur s’kanë asnjë ditë kohë. Të gjithë janë dyndur në sportele për pasaporta. Jo në pak raste aty ka ndërhyrë dhe policia. Kurse njerëzit në radhë nuk e kalojnë pritjen pa u përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Nga pesë kompjutera vetëm tre të tillë janë në funksion. Në një ambient të vetëm ku vetëm një sportel pret e përcjell aplikuesit. Ka të moshuar dhe të sëmurë. Ata kërkojnë të ndërhyhet për shtimin e sporteleve.

“Të gjithë ata që aplikojnë në një sportel. Hap dhe një dritare tjetër se s’i gjen gjë”.

Por duket se në këto kushte lajmi më i keq vjen nga zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko. Ajo ka thënë se duhet të aplikojnë për karta dhe pasaportë edhe ata persona të cilët kanë më tepër afat.

“Dua të përcjell dhe për qytetin e Vlorës rëndësinë e madhe për riaplikimin e kartave të identitetit të cilat skadojnë këtë vit”, tha ajo.

Nuk dihet se si do të zgjidhet ky proces kur në çdo qytet ka fluks të qytetarëve, por ka mungesë të personelit dhe të ambienteve ku bëhen aplikime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!