Vlorë/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm, në pranga dy 34-vjeçarë

schedule12:01 - 21 Qershor, 2023

schedule 12:01 - 21 Qershor, 2023

 

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy 34 vjeçarë pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 9 emigratë nga vendet e tretë me dy automjete kundrejt pagesës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetet tip “Passat” dhe “Benz”.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 9”, i zhvilluar nga DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Speciale “Delta” dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë.

Transportonin me 2 automjete, kundrejt pagesës, 9 emigrantë nga vendet e treta, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Speciale “Delta” dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 9”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Vlorë-Qeparo, u kapën dhe u ndaluan shtetasit G. A., 34 vjeç dhe E. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin kundrejt pagesave, 9 emigrantë nga vendet e treta të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

2 automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshm.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!