Vlorë, peshkatarët kapin peshkaqenin “Dem”, agresiv dhe i rrezikshëm

schedule15:30 - 20 Tetor, 2017

schedule 15:30 - 20 Tetor, 2017

Peshkatarët e Vlorës kanë kapur sërish një specie të rrezikshëm në ujrat e Jonit. Bëhet fjalë për një peshkaqen që duhet “Dem”. Sipas specialistëve, ky peshkaqen është agresiv dhe i rrezikshëm, por zakonisht ky qëndron në thellësi të ujrave. Por peshkatarët kanë arritur të kapin edhe një peshkaqen tjetër të qujatur “Dhelpër”. Kjo specie po vjen në zhdukje dhe kapja e tij është një rastësi. Të dy peshkaqenët janë të rrallë në ujrat tona, por mbërritja në cektësi duket se lidhet me mungesën e ushqimit.