“Regata Grande Salento” tashmë në edicionin e 8-të mbërritën në Vlorë. Ndryshe nga edicionet e tjera që parashikonin vetëm udhëtimin vajtje-ardhje nga Brindizi, kësaj here barkat me vela të Lidhjes detare italiane kanë zbarkuar në jug të Shqipërisë, në një shfaqje spektakolare edhe në Gjirin e Vlorës. Është lidhja detare italiane, seksioni i Brindizit e cila ka themeluar në 2011 këtë Regate në kujtim të eksodit shqiptar të vitit 1991. Por risia e këtij viti është dhe Regatta në Gjirin e Vlorës, e cila çel edicionin e saj të parë. Regata “Brindisi Valona” ka një domëthenie që shkon përtej garës sportive, një takim mes dy brigjeve, dy popujve, dy kulturave, një mesazh miqësie dhe dëshirë për të nxitur bashkëpunimin kulturore, ekonomik dhe turistik. /abcnews.al
Vlorë, në kujtim të eksodit të vitit 1991, varkat me vela spektakël
schedule11:13 - 8 Korrik, 2018
schedule 11:13 - 8 Korrik, 2018

