Vlorë, merret peng dhe dhunohet një taksist

schedule10:52 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 10:52 - 24 Dhjetor, 2017

Një taksist është marrë peng dhe është dhunuar nga persona që ende nuk janë identifikuar. Sipas policisë, Bujar Elezi 48 vjeç nga Durrësi, mori në taksinë e tij dy pasagjerë durrsakë për ti çuar në Vlorë. Por në afërsi të rrugës Levan-Fier ata e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit. Autorët e kanë zbritur dhe lënë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë dhe janë larguar bashkë me mjetin tip Benz. Bujar Elezi u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve./abcnews.al