Goditet një rast prostitucioni në Vlorë. Policia ka shpallur në kërkim dy shtetase ruse dhe ukrainase, ndërsa ka proceduar penalisht edhe dy shtetase të huaja që ushtronin prostitucionin.
Sipas policisë, këta shtetase përdornin një apartament në lagjen “24 Maji” për këtë aktivitet të paligjshëm, ku shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera të huaja, ukrainase, të cilat, në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

