Vlorë, goditet me levë pronari i agjencisë së autobusave

schedule14:51 - 28 Mars, 2018

schedule 14:51 - 28 Mars, 2018

Në Vlorë një person është sulmuar me levë në kokë. Ngjarja ka ndodhur pranë Portit të Vlorës dhe sipas policisë autorët kanë qenë të maskuar. I plagosuri quhet Altin Kaçaj banor i këtij qyteti dhe pronar i një agjensie autobusësh. Ai u dërgua në spitalin rajonal, aty ku dhe po merr mjekim. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, kur vetë i plagosuri i tha policisë që nuk i ka njohur autorët dhe nuk kishte konflikte me ndonjë person. Policia njoftoi se është duke punuar për të identifikuar dhe kapur dy personat e maskuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!