Vlorë/ I vdekur në banesë, 68-vjeçari pësoi arrest kardiak, qeni e kafshoi në fytyrë kur ishte pa jetë

schedule20:21 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 20:21 - 22 Dhjetor, 2024

Një i moshuar u gjet pajetë mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. 68-vjeçari Bashkim Dyrmishi, u gjet pa shenja jete në banesën e tij në lagjen ”10 Korriku”, dhe sipas policisë dyshohet se viktima kishte më shumë se 12 orë që kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Më herët u dyshua për grabitje dhe dhunë ndaj 68-vjeçarit, pasi rezultonte me dëmtime në fytyrë. I moshuari në banesë kishte dhe një qen i cili mund të jetë ai që i ka kafshuar pjesën e fytyrës (hundën dhe mjekrën) kur 68-vjeçari ishte pa jetë ndaj në momentet e para u dyshua se mund të ishte grabitje duke e goditur në fytyrë të moshuarin.

Për dëmtimet në fytyrë uniformat blu të Vlorës sqarojnë se trupi i 68-vjeçarit u dërgua në morg për t’i bërë një ekspertizë mjekoligjore. Nga këqyrja e trupit të 68-vjeçarit në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, nga grupi hetimor në përbërje të të cilit ishin eksperti mjekoligjor dhe eksperti kriminalist, nuk u konstatuan dëmtime trupore që të kenë sjellë vdekjen.

“Paraprakisht, dyshohet për vdekje natyrale. Dëmtimi në fytyrë dyshohet të jetë shkaktuar nga një kafshë shtëpiake që viktima mbante në shtëpi. Kafsha shtëpiake u konstatua edhe nga shërbimet e policisë në momentin e mbërritjes në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Durmishi prej vitesh jetonte i vetëm, kishte dhe dy fëmijë që jetojnë jashtë shtetit. Grupi hetimor, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!