Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vlorë/ Digjet automjeti, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm

schedule08:35 - 9 Shtator, 2018

schedule 08:35 - 9 Shtator, 2018

Një automjet tip ‘Benz’ është djegur gjatë natës në lagjen ‘Dëshmorët’ të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati në rrugë kryesore. Megjithëse zjarrfikset shkuan shpejt në vendin e ngjarjes, nuk arritën ta shuanin zjarrin në kohë. Mjeti u shkrumbua i gjithi. Ndërkohë që po punohet për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm./abcnews.al

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!