Vlora zonë e gjelbër, policia “dorë të lirë” automjeteve dhe bizneseve

schedule09:28 - 23 Maj, 2020

schedule 09:28 - 23 Maj, 2020

Prej më shumë se 1 jave, në zonat e gjelbërta qeveria vendosi zgjerim të orarit të lëvizjes së qytetarëve, gjithashtu qarkullimi ndërqytetas me makinë private është i lirë, me një regjim orari që do të shtrihet deri në orën 21.00.

Në këto zona mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Sic raporton gazetari Elton Nikaj, në qytetin e Vlorës, tashmë një zonë e gjelbër, bizneset kanë vijuar punën e tyre këtë të shtunë, gjithashtu edhe baret e restorantet janë hapur që në orët e para të mëngjesit.

Qytetarët e Vlorës janë të qartë se urdhri i qeverisë është dhënë vetëm për zonat e kuqe dhe jo ato të gjelbra.

Gazetari Elton Nika raportoi për abcnews.al se policia në këtë qytet nuk ka bërë ndalime të lëvizjes së automjeteve dhe nuk ka kontrolluar drejtuesit për autorizime ose jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!