Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik/ Aktivitete festive

schedule15:24 - 12 Maj, 2018

schedule 15:24 - 12 Maj, 2018

Për disa ditë rresht vlonjatët dhe turistët do të përjetojnë një atmosferë festive. Sezoni turistik është çelur zyrtarisht me një koncert rinor ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare.

Një koncert rinor me emra të njohur të muzikës. Shumë fishekzjarre në qiellin e Vlorës. Qyteti bregdetar çeli zyrtarisht sezonin turistik. Përshëndetja e parë erdhi nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

“Mirësevini në Vlorë, ky është sezoni i Vlorës. Në këtë sezon të ri jam i bindur që Vlora do të jetë destinacioni turistik i gjithë shqiptarëve dhe brigjeve të Adriatikut. Vlora meriton shumë dhe vlonjatët janë të vetmit që dinë të presin”.

Bashkë me të ishin edhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi. Ata e cilësuan Vlorën si pjesa më e rëndësishme të zhvillimit të vendit mes turizmit dhe resurseve të jashtëzakonshme.

Ditët në vijim sezoni turistik do të presë turistët me “Aulona Folk Festval” dhe kampionatin e fluturimeve të lira./abcnews.al