Vllaznisë i vjen trajneri i ri, takim kokë më kokë me donatorin Xhaferi

schedule21:33 - 5 Gusht, 2020

schedule 21:33 - 5 Gusht, 2020

Vllaznia e re nis nga trajneri, ose me saktë ka nisur nga drejtori sportiv Matko Djarmati. Ky i fundit ka zgjedhur edhe trajnerin e ri dhe ai është Thomas Brdaric, 45-vjeçari i cili ka provuar të luajë si sulmues në Bundesligë me skuadrat e Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe Wolfsburg.

Brdaric provoi të luajë edhe me kombëtaren gjermane gjatë karrierës së tij. Tetë herë e mbajti veshur fanellën e katër herë kampionëve të botës, duke shënuar edhe një gol.

 

Tashmë ai do të nisë një eksperiencë të re si trajner dhe ka mbërritur në Shqipëri, ku është takuar me donatorin e Vllaznisë, Alban Xhaferrin.

Brdaric ka nisur punën si trajner prej vitit 2009. Ai ka provuar disa aventura në futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!