Erald Çinari, sulmuesi i Partizani, sot foli për shumë tema në emisionin “Fan Zone” në Supersport. Shkodrani nuk anashkaloi as pyetjen për largimin nga Vllazninë, para dy vitesh. “Gjendja fizike nuk diskutohet. Nuk është njëlloj të punosh veç, si me grupin. Tani po rëndohemi edhe psikologjikisht, nuk po na mban as truri (qesh). Tani kam nis t’u bëhem rëndë nënës e babës. Kur po ikën, thonë (qesh)”.
“Sinqerisht, gjendja në Shkodër është e keqe. Po shtohen rastet. Ka një neglizhencë të njerëzve. Më duke me kuptim të shkojë kështu gjendje. Kur thuhet që të qëndrojmë brenda, duhet të qëndrojmë”.
“Të them të drejtën, më mungon çdo gjë, stërvitjet, ndeshjet, tifozët. Po na mungon zhurma e njerëzve, si të themi. Është një situatë e pakuptimtë. Uroj të kaloj sa më shpejt dhe t’i rikthehemi realitetit. Nuk vazhdohet kështu…”.
“Ndeshjet pa tifozë? Është shumë e vërtetë, që nuk është njëlloj si të luash me, apo pa tifozë. Ka presion tjetër. Futbolli për ta luhet dhe dihet. Ata e krijojnë atmosferën. Ne jemi aktorët në fushë, por na mungojnë aktorët edhe në shkallë. Uroj të mbarojë sa më shpejt kjo situatë”.
“Nuk është se kemi bërë një kampionat të mirë. Ndoshta kjo ndalesë ndikon për mirë. Uroj të jetë mirë për ne, keq për të tjerët. Dëshiroj të kthehem lart, aty ku është projektuar. Po stërvitemi të gjithë, intensivisht, edhe pse nuk është njëlloj. Çdo ditë punojmë me përgatitësin atletik, online”.
“Unë nuk e lashë Vllazninë, për lek as për famë. Normal kushtet i kam më të mira te Partizanit. Isha nis për në Spanjë dhe patëm rënë dakord. Në fund nuk ma dhanë lejen e kalimit. Unë nuk e kisha me Vllazninë, e kam me drejtuesit. Më penguan të iki atje dhe më lanë të vij te Partizani. Jam i lumtur këtu dhe ndoshta një ditë mund të kthehem sërish te Vllaznia”. /abcnews.al