Vllaznia zhgënjen dhe humbet ndaj Bylisit, Laçi nuk e diskuton fitoren kundër Kastriotit

schedule14:58 - 25 Janar, 2023

schedule 14:58 - 25 Janar, 2023

Vllaznia ka bërë hap fals duke u mposhtur nga Bylisi në shtëpinë e këtyre të fundi me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm u arrit të shënohej nga Souza në minutën e 59-të të pjesës së dytë.

Një rezultat i befasishëm për shkodranët pasi kështu ata humbën shansin për t’u pozicionuar momentalisht në krye të tabelës bashkë me Tiranën me nga 31 pikë. Me këtë fitore, Bylis pozicionohet në vendin e shtatë të tabelës me 20 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e tretë me 28 pikë.

Laçi ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Kastriotit me rezultatin 4-1.

Kurbinasit kanë mundur të kalojnë në avantazh në minutën e 16-të me anë të golit nga Shkurtaj. Ata mundën më pas të dyfishonin shifrat në minutën e 31-të me anë të Spahiut, duke çuar kështu të dyja ekipet në pushim me rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Laçit, pasi në minutën e 49-të ishte Akinyemi i cili ndryshon rezultatin në 3-0. Kastrioti kreu 4 zëvendësime në një hark kohor prej 10 minutash, nga minuta e 55-të deri në të 65-tën, por nuk mundi të sjellë freski për të tentuar një mrekulli.

Golin e nderit Kastrioti e shënon në minutën e 80-të me anë të Çelës i cili sapo ishte futur në lojë. Më pas, në çastet e fundit të kohës së rregullt, Laçi shënon edhe golin e katërt me anë të Gecit.

Me këtë fitore, Laçi pozicionohet në vendin e gjashtë me 23 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e tetë me 19 pikë./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!