Tashmë gjithçka është “vulosur”, “klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana do të zhvillohet në “Kukës Arena”, pas rikonstruktimeve që po i bëhen fushës, në mitikun shkodran të “Loro Boriçit”.
Mirëpo, duket se Vllaznia është e vendosur të fitojë sfidën ndaj “bardhebluve” dhe për këtë arsye kërkon mbështetjen maksimale nga tifozët “kuqeblu”, për të cilët ka bërë dhe gjestin e veçantë.
Në njoftimin e klubit shpjegohet se të gjithë tifozët që duan të shkojnë në Kukës për të ndjekur sfidën me Tiranën duhet të nisin nga ky moment për të kryer prenotimet e vendeve deri të premten në orën 20:00, me transportin që do të ofrohet falas nga klubi shkodran.
Njoftimi i plotë i klubit: