Vllaznia ka hedhur sytë nga Maqedonia e Veriut për të përforcuar skuadrën në prag të ndeshjeve të Europës dhe sezonit të ri në Superiore.
“Shkodra Sport” ka zbuluar një lojtar që kuqeblutë e kanë kontaktuar dhe duan ta kenë në gjirin e tyre.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Shefit Shefiti, autor i gjashtë golave në kampionat me Renovën sezonin e shkuar.
Shefiti ka qenë pjesë edhe e Shqipërisë U21, ndërsa në Superiore në të shkuarën është lidhur me klube si Teuta dhe Laçi. / abcnews.al