Vllaznia nxjerr në shitje biletat e ndeshjes me Flamurtarin, që zhvillohet nesër prej orës 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Klubi shkodran zbulon çmimet e biletave sipas sektorëve, ndërkohë që edhe u bën thirrje tifozëve të jenë në mbeshtetje të ekipit.
“KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e kampionatit, atë me Flamurtarin që luhet të martën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Oraret e hapjes së sporteleve janë si më poshtë: E hënë 10:00- 14:00, 16.30- 19.00; E martë, 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes.
Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë: Tribunat C dhe E 200 lekë, Tribuna D 300 lekë, Tribuna A- B 500 lekë, Tribuna VIP 1000 lekë.
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje të parë të këtij viti, duke shpresuar që të bëjmë edhe një start të mbarë me fitore”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran. /abcnews.al