Vllaznia rrezikon kupat e Europës, lëvizjet e fundit të kryebashkiakes Ademi

schedule17:28 - 24 Mars, 2021

schedule 17:28 - 24 Mars, 2021

Vllaznia rrezikon pjesëmarrjen në kupat e Europës, edhe nëse ia del sportivisht të renditet në tre vendet e para në kampionat apo të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Kuqeblutë kanë një shifër të lartë borxhesh, mbi 1 miliard lekë, dhe po tentojnë arritjen e një marrëveshje me Drejtorinë Rajonale Tatimore, Shkodër.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë hapin e parë, duke propozuar pagesën e 20% të borxhit që klubi shkodran ka dhe më pas pjesën tjetër ta shlyejë me këste, sipas marrëveshjes.

Veç kësaj, Bashkia Shkodër vë në dijeni Drejtorinë Rajonale Tatimore, dega Shkodër, se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Shkodër ka shfuqizuar një raport kontroll të DRTSH të vitit 2018, për një borxh mbi 300 milion lekë.

Çështja gjyqësore vijon dhe synohet që pa pasur një vendim të organeve të drejtësisë (Gjykata e Lartë e ka kthyer të gjykohet sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë) ai borxh të mos llogaritet, çka lehtëson për momentin klubin shkodran. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!