Thomas Brdaric mbylli një sezon shumë pozitiv me Vllazninë, por ende nuk kishte vendosur nëse do të vazhdonte projektin e nisur me Xhaferin dhe Djarmatin.
Në fakt ai ishte i gatshëm të qëndronte, por vendosi kushtin e ndërtimit të infrastrukturës dhe duket se klubi ka vepruar dhe ka plotësuar këtë nevojë të trajnerit kroato-gjerman. Prej javësh zgjasnin negociatat dhe duket se më në fund ka dalë tym i bardhe nga “Loro Boriçi”.
Marrëveshja mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit ka ardhur që nga nisja e javës së shkuar dhe tashmë vjen zyrtarizimi, që vendos ta bëjë vetë trajneri përmes një postimi në Instagram.
Kështu, Vllaznia merr një çlirim të madh dhe mund të nisë lirisht përgatitjet për Conferencë League, shorti i së cilës hidhet nesër në orën 12:00. /abcnews.al