Vllaznia është zhvendosur në Ohër, aty ku do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore në prag të rinisjes së Superiores. Trajneri Mirsad Jonuz do të ketë nën urdhrat e tij 20 futbollistë për momentin, ndërkohë që në ditët në vazhdim radhët do të shtohen.
Të shtunën shkodranët do të zhvillojnë miqësoren e parë, kundër Pogradecit prej orës 13:00. Në program janë edhe dy përballje të tjera, kundër Strugës më 14 janar dhe më pas ndaj Bylisit, me 16 janar. Me ballshiotët ndeshja luhet në Elbasan.
LISTA – Bien në sy disa mungesa, si ato të brazilianëve Sinho dhe Maranhao. Vetëm zyrtarizimi mungon për largimine tyre, ashtu sikurse edhe për mbrojtësin Aleksandar Ristevski. Të tre këta lojtarë kanë pasur pak hapësira dhe nuk janë në planet e klubit, por çështja e kontratave duhet zgjidhur.
Kuqeblutë presin Hygor dhe Walusimbi, të cilët pritet të qëndrojnë me Vllazninë. Risia tjetër në listë është prania e mesfushorit Olsi Mali, i marrë nga ekipi i të rinjve, ku ai mban edhe shiritin e kapitenit.
LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR NË OHËR
Portierë: Alen Sherri, Ted Laço, Kristi Qarri
Mbrojtës: Renato Malota, Dajan Shehi, Erdenis Gurishta, Filip Gligorov, Mevlan Adili, Elmir Lekaj, Herald Marku, Maxim Cojocaru
Mesfushorë: Behar Ramadani, Ardit Krymi, Florind Bardulla, Arsid Kruja, Serjan Repaj, Olsi Mali
Sulmues: Ndriçim Shtubina, Gilman Lika, Silvio Zogaj /abcnews.al