Vllaznia ka bërë një lëvizje të zgjuar para mbylljes së kampionatit. Pasi kishin nënshkruar një kontratë të re me sulmuesin Ardit Hoxhaj, kuqeblutë kanë arritur marrëveshjet edhe me dy prej shkodranëve të skuadrës.
Kapiteni Erdenis Gurishta, nga më të mirët te Vllaznia, dhe mesfushorin Arsid Kruja kanë hedhur të zezën mbi të bardhë edhe për dy sezone. Klubi shkodran ka dalë edhe me njoftim pas rinovimit me këta dy futbollistë.
“Dy nga lojtarët më të spikatur kuqeblu Kapiteni Gurishta dhe mesfushori Kruja kanë rinovuar sot edhe për dy sezone të tjera me ekipin e Vllaznisë, si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë për rikthimin tek suksesi”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë. /abcnews.al