Vllaznia në fushë pa Jonuz, kapiteni Lika: Rivalët janë stërvitur fshehurazi

schedule12:20 - 19 Maj, 2020

schedule 12:20 - 19 Maj, 2020

Vllaznia, sikurse skuadrat e tjera në Shqipëri, është rikthyer në stërvitje pas një ndalese dy mujore. Grupi i futbollistëve nuk është ende i plotë, teksa disa lojtarë, përfshirë edhe trajnerin Mirsad Jonuz, nuk ndodhen në Shqipëri, një problem që kërkon një zgjidhje të shpejtë.

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, beson se skuadra nuk mund të jetë në formën maksimale dhe tregon rëndësinë e stërvitjeve në kushtet e shtëpisë.“Gjithsescili është munduar të ruajë formën me seanca individuale. Stërvitja në fushë të madhe është tjetër.

Asnjë ekip nuk do të jetë në maksimumin e tyre, përvaeç atyre ekipeve që kanë 4-5 javë që stërviten. E kemi marrë vesh që kanë dalë fshehurazi. Ne kemi dalë për herë të parë. Tani që nis kampionati nuk ka shanse të jemi në formën maksimale”.

Mjeku i Vllaznisë, Zyhdi Çoba, theksoi se rifillimi i stërvitjes ka shkuar mirë për ekipin shkodran, por sipas  zbatimi i plotë i protokollit sanitar do të jetë i vështirë: “Për momentin asnjë klub nuk është në gjendje. Futbollistët janë mirë, janë entuziastë. Fillimi është i mbarë”.

Kampionati shqiptar i futbollit është planifikuar për të rifilluar në fillimin e muajit qershor, ndërkohë që pritet edhe përgjigja zyrtare nga ana e qeverisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!