Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vllaznia ndalet, Tirana “zhytet”/ Superliga, Flamurtari “ngre flamurin” ndaj ekipit kryesues

schedule12:44 - 9 Mars, 2026

schedule 12:44 - 9 Mars, 2026

Tronditje në krye dhe në fund. Nuk është krejt pa emocione Superliga shqiptare e futbollit, sidomos që pas ndryshimit të formulës, gjë që I jep më shumë kuptim sezonit të rregullt, në garën finale për titullin.

Vendi i parë, Vllaznia, mori një goditje të fortë në Vlorë, edhe pse mbeti sërish në majë. Në një ndeshje ku shkodranët bënë më shumë, fati nuk ishte me ta, dhe Flamurtari arriti një sukses thuajse jetik në luftën për mbijetesë.

Një gol nga Bolzan në 35’ fiksoi rezultatin 1-0, ndërsa Vllaznia e pati malore kur Bismark mori të kuq dy minuta më pas. Ndërhyrja ndaj Trashit ishte krejt pa frena.



Skuadra mike e trajnerit Edi Martini bëri shumë, por jo atë kryesoren, rrjetën, ndërsa tek Flamurtari u konfirmua nga kapiteni Trashi pas ndeshjes largimi përfundimtar I trajnerit italian, Moriero.

Prej ditësh, në vend të tij drejto zëvendëstrajneri Andi Ribaj. Vllaznia kryeson renditjen me 51 pikë në 27 javë, duke shqetësuar me dy humbje në tri ndeshjet e fundit, ndërsa Elbasani është vetëm dy pikë larg.

Dy herë kampionët e vendit duken më të fortë se vjet, kur mbetën jashtë katërshes finale në javën e fundit. Në “Selman Stërmasi” lojtarët e trajnerit Ivan Gvozdenoviç arritën një fitore të vogël 1-0 ndaj Tiranës, por që vlen gjithmonë tri pikë.

Suksesi u arrit nga rrjeta e shënuar nga Ze Gomesh në fund të pjesës së parë, ndërsa të dyja skuadrat patën raste për të realizuar më shumë.

Tiranasit, edhe pse me një trajner tashmë me përvojë si Orges Shehi, nuk po marrin pikët dhe tani janë në vend të fundit me 21 pikë, tri më pak se Flamurtari dhe 5 larg vendit të tretë nga fundit që të siguron të paktën plej autin.

Në pozita më të mira është Bylis, virtualisht i shpëtuar pas fitores me Vorën. Ishte një sukses krejtësisht i merituar në Ballsh, edhe pse vetëm 1-0, e duket se problemi kryesor I Superligës mbetet shënimi, me vetëm 3 gola në tri ndeshje.

Në stadiumin “Adush Muça” për këtë meritën kryesore e pati portieri i miqve, Harizaj, që bëri pritje të shumta, disa mjaft të vështira. Vetëm dy minuta para fundit Bylisi I Mirel Josës tundi rrjetën me afrikanin Adepojo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!