Vllaznia, kryebashkiakia Ademi flet për gjendjen e klubit

schedule15:10 - 26 Shkurt, 2019

schedule 15:10 - 26 Shkurt, 2019

Vllaznia ka pasur ndërhyrje kriminale, por kjo gjë tashmë është shmangur. Kështu u shpreh kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ftuar në emisionin “Presing” në Abc News.

Nuk është harruar se çfarë ndodhi vitin e kaluar. Ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, u sulmuar ndërsa shkonte në stërvitje, ndërsa gjithkush drejtoi gishtin tek roli I krimit në futbollin e Shkodrës.

Një ndikim të tillë e pohoi vetë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ndodhur në emisionin “Presing” në Abc News. Ajo foli me tone optimiste. Përtej kritikave për rënien e ekipit nga Superliga majin e kaluar, kryebashkiakia shkodrane vlerësoi një element pozitiv.

Kur ishte në Superligë, Vllaznia u fol se kishte 1.2 miliardë lekë të vjetër buxhet. Kryebashkiakja Ademi tregoi se janë shpenzuar 8 milionë lekë të tjetër për vlerësimin financiar të klubit, dhe se pritet që ky proces të kalojë në këshillin bashkiak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!