Vllaznia nuk e mori në fazën përgatitore që zhvilloi në Ohër dhe ishte e kuptueshme që Samet Ruqi do të duhet të gjente një skuadër të re. Klubi shkodran, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka njoftuar largimin e mbrojtësit të majtë.
“KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme edhe zyrtarisht futbollisti Samet Ruqi nuk do të jetë më pjesë e saj. Me këtë lojtar kishte disa ditë që ishte ndërprerë bashkëpunimi, megjithatë vetëm sot ai ka tërhequr dokumentacionin pranë zyrave të klubit duke qenë tashmë i lirë për të firmosur me çdo skuadër tjetër.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Samet Ruqi për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për ekipin tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë, ndërkohë që Ruqi pritet të kalojë te skuadra e Besëlidhjes. / abcnews.al