Vllaznia i gjen rival direkt Sherrit, Kërçiku tani është “dem i kuq”

schedule08:21 - 10 Shkurt, 2020

schedule 08:21 - 10 Shkurt, 2020

Gafa e Alen Sherrit në humbjen me Tiranën në “Loro Boriçi” i ka mërzitur të gjithë në Shkodër dhe Mirsad Jonuz ka kërkuar një përforcim për portën. Panorama Sport raporton se kuqeblutë knaë siguruar shërbimet e Andreja Efremov.

27-vjeçari maqedonas është 1.91 metra i gjatë dhe është aktivizuar së fundmi me Sileks. Efremov ka luajtur edhe me Maqedoninë U21, teksa numëron edhe një ndeshje të zhvilluar me kombëtaren e madhe. “Gardiani” do të federohet me ekipin B të Vllaznisë dhe do i duhet të luajë një ndeshje me ekipin në Kategorinë e Dytë për të kaluar pastaj nën urdhrat e trajneri Jonuz.

Dorian Kërçiku ishte përforcimi i parë i Partizanit në merkaton e janarit. Mbrojtësi i djathtë firmosi një kontratë 6-mujore me kampionët, me të drejtë rinovimi për një tjetër vit në fund të sezonit. 26-vjeçari nuk ka debutuar ende me ekipin e parë. Shkaku? Kërçiku është federuar me Partizanin B dhe i është dashur të debutojë në Kategorinë e Dytë, njësoj si situata e Efremov.

Ish-lojtari i Tiranës u aktivizua 45 minuta në ndeshjen e fundjavës mes Partizanit B dhe Adës së Velipojës. Tani do të kalojë tek ekipi i Sormanit dhe shumë shpejt do të ndodhë debutimi me “Demat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!