Vllaznia e dëshpëruar për sulmues, teston rezervën e Dinamos

schedule09:00 - 10 Janar, 2020

schedule 09:00 - 10 Janar, 2020

Simon Hristovski është vënë në urdhrat e Mirsad Jonuz te Vllaznia, por akoma nuk ka një njoftim nëse sulmuesi i aktivizuar te Borec do të jetë pjesë e kuqebluve në vazhdim. Shkodranët e kanë të domosdoshëm një sulmues dhe dje ka mbërritur edhe një tjetër në provë.

Bëhet fjalë për Kristjan Prendin, 22-vjeçarin që dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Dinamos. “Pasditen e djeshme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar edhe seancën e rradhës teksa futbollistë për një orë e gjysëm kanë punuar në palestër.

I pranishëm në stërvitje ka qenë edhe futbollisti Kristi Prendi i cili më parë ka luajtur me Dinamon dhe do të jetë për disa ditë në provë. Sot ndërkohë ekipi do të vijojë sërish me programin stërvitor me dy seanca në ditë”, njofton klubi i Vllaznisë.

Sa i takon Prendit, sulmuesi është produkt i Tiranës dhe ka provuar të debutojë në Superiore me bardheblutë. Dëmtimet e kanë penalizuar dhe më pas ka provuar të luajë me Bylisin dhe Korabin në Kategorinë e Parë.

Sivjet me fanellën e Dinamos nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat, madje edhe hapësira nuk ka pasur. Në total është aktivizuar në 6 ndeshje dhe vetëm një herë i është besuar formacioni, duke grumbulluar në total 231 minuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!