Vllaznia i ka shanset për të dalë me sukses në ndeshjen ndaj Kukësit në Superligë. Kapiteni Gilman Lika tregon se përse është optimist në rinisjen e sezonit
Përballë do të jenë kampionët, por duket se besimi ekziston.
Vllaznisë i duhen pikë që t’i largohet fundit të tabelës dhe këto duhen fituar edhe kur ndeshja është e vështirësisë së lartë.
Ky është opinion i kapitenit Gilman Lika, i cili gjykon se ka arsye për të qenë më shumë optimistë sesa në fazën e parë.
Problem i madh për shkodranët ka qenë mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit, sepse “Loro Boriçi” rrallë ka qenë i mbushur.
Vllaznia është në vend të parafundit në Superligë, pozicion që të zbret në Kategorinë e Parë, ndërsa trajneri Gjoka synon që ekipi i tij të kalojë sa më parë këtë krizë./abcnews.al