Vllaznia mori një pikë në ndeshjen e fundit me Tiranën dhe tanimë po mendon për sfidën e së dielës kundër Teutës. Shkodranët nuk do të kenë në këtë ndeshje brazilianin Hygor, i cili ndodhet në vendlindje dhe në qytetin verior e presin. Rikthim i rëndësishëm është ai i Filip Gligorov, i cili prej javësh mungonte për shkak të një dëmtimi.
Zëvendëstrajneri Safet Osja, i cili e drejtoi Vllazninë ndaj Tiranës për shkak të pezullimit të Mirsad Jonuz, për TV1 Channel në Shkodër ka deklaruar: “Besoj se gjendja e skuadrës është e morë. Përvecc Hygor, të gjithë i kemi gati. SHpresoj për një rezultat pozitiv. Kemi punuar në aspektin fizik këto kohë. Teuta ka objektivat e veta, por janë 6-7 ekipe që me një fitore ngjiten në vendet e para, ose me një humbje zbresin poshtë”.
Një koment në lidhje me ndeshjen me durrsakët e ka bërë edhe kapiteni Gilman Lika: “Mendoj që ekipi është në një formë të mirë sportive. Jemi stërvitur mirë këtë periudhë. Jemi të vetëdijshëm që ndeshja me Teutën është e vështirë, si çdo ndeshje tjetër.
Jemi të përqendruar për të dhënë më të mirën për ta fituar këtë ndeshje. Ata kanë një grup shumë të mirë dhe duhen vlerësuar maksimalisht. Kanë treguar që kur japin maksimumin, zhvillojnë ndeshje shumë të mira. Është detyrë e gjithsecilit prej nesh për vlerësuar ndeshjes dhe për të dhënë më shumë se maksimumin, pasi duhet ta fitojmë këtë ndeshje.
Besoj se kemi ekip të mirë dhe i kemi mundësitë ta fitojmë ndeshjen. E thashë edhe më parë, duhet gjithsecili të japë maksimumin. Jam i kënaqur me atë që kam dhënë deri më tani, por mendoj se kam mundësi të jap më tepër. Duhet të vazhdoj me këto ritme, ky është qëllimi im kryesor”. /abcnews.al