Vllaznia aktive në merkato, Imami dhe një sulmues drejt Shkodrës

schedule09:49 - 13 Shtator, 2020

schedule 09:49 - 13 Shtator, 2020

Vllaznia ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe pritet që gjatë kësaj jave të vijnë zyrtarizimet e radhës. Kuqeblutë i janë rikthyer një piste të vjetër dhe kanë gjetur akordin me Eni Imamin. Futbollisti kryeqytetas, i cili e mbylli sezonin me Skënderbeun, luan në qendër dhe të majtë të mbrojtjes, sikurse edhe në mesfushë.

Dje ai ka qenë në Shkodër dhe tani pritet njoftimi i Vllaznisë. Kuqeblutë ndërkohë po punojnë për të afruar edhe një sulmues. Shpresat për Rubin Hebajn, i cili rinovoi me Teutën, ishin shuar prej ditësh dhe drejtuesit e klubit verior tentuan të bindnin maqedonasin Marko Simonovski.

Ky i fundit nuk ra dakord me kushtet e ushtruara dhe tani nga Shkodra raportohet se këtë javë presin Haris Dilaver. Boshnjaku muajt e fundit u aktivizia me Nasaf në Uzbekistan, ndërkohë që vite më parë ka luajtur me Platanias në Superligën greke.

Pjesën më të madhe të karrierës Dilaver e ka kaluar në Bosnje-Hercegovinë, ku ka veshur fanellën e Çelik për disa sezone. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e Vitez dhe Mladost Doboj Kakanj, në elitën e futbollit boshnjak. Dilaver nuk shquhet për numrin e lartë të golave, pasi vetëm në dy sezone ka arritur të shënojë 10 dhe 11 gola në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!