Vlahutin: Pranverë e rëndësishme për Shqipërinë

schedule17:18 - 6 Shkurt, 2018

schedule 17:18 - 6 Shkurt, 2018

Pranvera e ardhshme është e rëndësishme për Shqipërinë. E ka theksuar ambasadorja e BE-së në Shqipëri gjatë një konference për mediat pas publikimit të raportit të zgjerimit të Komisionit Europian. Sipas Vlahutin, vendi ka bërë punë përpara përmes miratimit dhe nisjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi, si pjesë e dy kapitujve të rëndësishëm të cilët happen të parët me çeljen e negociatave për antarësim.

Një strategji rajonale me incentivë reciproke mbështetjeje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin këto fjalët e ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, gjatë konferencës pas miratimit të strategjisë së zgjerimit nga Komisioni Europian.

Romana Vlahutin: “Do të jetë shumë e vështirë që njëri prej shteteve të Ballkanit Perëndimor të fluturojë të themi, ndërkohë që të tjerët po ecin. Strategjia e bën të qartë që Shqipëria ka në fakt një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur përpara. Sa më shumë Reforma aq më shpejt do të arrihet integrimi”.

Është pikërisht Reforma në Dretësi, fillimi i zbatimit të së cilës në Shqipëri për Romana Vlahutin do të thotë edhe ezaurim i një pjese thelbësore të kapitujve më të rëndësishëm të negociatave për anëtarësim, ato 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.

Romana Vlahutin: “Shqipëria ka bërë diçka shumë të rëndësishme që ka marrë nga kapitujt 23 dhe 24 duke i bërë pjesë të Reformës në Drejtësi duke përfituar në kohë. Nëse një shtet nuk ka rezultat ne kapitujt 23 dhe 24 nuk mbyll të tjerët. Le të përfitojmë të punojmë më fort. Kjo është një pranverë shumë e rëndësishme për Shqipërinë”.

Sa i përket mënyrës si po zbatohet kjo reformë…

Romana Vlahutin: “Do duhen shumë vite për të parë rezultate, fillimi ka ardhur, pak durim. Ju si qytetarë do jepni gjykimin tuaj nëse ka funksionuar apo jo. sa i përket kuadrit, Reforma ka marrë parasysh çdo pengesë, kontroll balance dhe është e pavarur”.

Një këshillë dhe një keqardhje i shprehu për aktorët dhe procesin e përzgjedhjes së faktorëve të drejtësisë së reformuar.

Romana Vlahutin: “Qeveritë të mundësojnë opozitën të përfshihet dhe opozita të përfshihet. Gjynah që nuk u gjet zgjidhja bazuar në meritë”.

Pesë prioritetet mbeten kyçe, theksoi Vlahutin, administrata, lufta kundër krimit të organizuar, Reforma në Drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i të drejtave të njeriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!