Vjosa tërhiqet nga Fieri, 2000 ha tokë dhe 10 shtëpi janë ende në ujë

schedule09:21 - 5 Shkurt, 2018

schedule 09:21 - 5 Shkurt, 2018

Sot në mëngjes Vjosa ka nisur të tërhiqet nga zona e Fierit. Aktualisht ujrat po i drejtohen bregdetit aty ku do të ketë dhe përmbytje të zonave bujqësore në Darzezë dhe në Povelçë. Mbrëmë ujërat e lumit Vjosa arritën nivelin 1.5 metra në zonën e Ferrasit dhe të Frakullës. Vërshimi i Vjosës përmbyti afro dy mijë ha tokë në Mallkastër dhe shumë shtëpi u rrethuan nga uji në Ferras dhe në Çerven. Shumë familje u larguan nga banesat e për fat nuk pati viktima. /abcnews.al