Reshjet e shumta të shiut, e rritën ndjeshëm nivelin e Vjosës, e cila në orët e para të mëngjesit, doli në Novoselë.
17 familje janë evakuuar nga forcat e ushtrisë, në bashkëpunim me emergjencat civile.
Aktualisht niveli i Vjosës është kuota maksimale dhe sipas Qendrës së Bashkuar Operacionale, prurjet e saj priten të jenë maksimale në orën 13:00, e përmbytjet do jenë të pashmangshme.
Në alarm ndodhen edhe banorët e zonës së Fierit, në Poçem dhe në Kashisht. Shtabet vendore të emergjencave në Fier e Vlorë, po mbështeten nga 150 efektivë të ushtrisë dhe 15 mjete për evakuimin e banorëve e bagëtive./abcnews.al