Vjeshta e artë e turizmit/ Charterat vijojnë deri në tetor, në 2024 pritet rritje me 40 përqind e turistëve

schedule13:42 - 5 Shtator, 2023

schedule 13:42 - 5 Shtator, 2023

Stina e vjeshtës ka ardhur e artë edhe për turizmin në Shqipëri. Boomi i turistëve vijon edhe gjatë shtatorit e tetorit.

Kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa  deklaron se  charterat vijojnë  ndërsa ndersa risi për këtë periudhë mbeten turistët italianë të cilët vijnë për të shijuar bregdetin edhe në shtator

Ekonomia shqiptare vlerësohet se do të përfitojë deri në 4 miliardë euro nga turizmi gjatë këtij viti.

Parashikimet mbeten shumë optimiste edhe për vitin e ardhshëm.Prenotimet paraprake dhe kërkesat nga të huajt tregojnë për një rritje të turistëve me  rreth 40 % .

Statistikat zyrtare tregojnë se përgjatë periudhës janar-korrik në vend kanë hyrë rreth 5.1 milionë turistë të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!