Vjen për lexuesin libri studimor “E vërteta për Nolin” shkruar nga Entela Komnino

schedule22:06 - 14 Nëntor, 2017

schedule 22:06 - 14 Nëntor, 2017

“E vërteta për Nolin”, titullohet libri i publikuar nga gazetarja Entela Komnino, i cili rikthen në vëmendje shumë prej ideve të Nolit rreth 1 shekull më parë.

“ E vërteta për Nolin” është libri më i ri që i shtohet publikimeve rreth emrit të figurës poliedrike të Fan Nolit. Sipas autores së këtij libri, gazetares Entela Komnino, Fan Nolit është një model i duhur në kushtet e diskutimit mbarëshqiptar edhe pse kanë kaluar 100 vjet nga koha e shkrimeve të tij publicistike. Studimi i Komninos, çon në konkluzionin se “publicistika shqiptare e asaj kohe bëri gjithë funksionet e shtetit të munguar shqiptar, duke u ngritur në autoritetin e ruajtjes së Shqipërisë nga asgjësimi”. Ish-Ministri i Jashtëm, njëherësh dhe historian i njohur Paskal Milo, vlerësoi studimin e figurës së Nolit në një kontekst më të gjerë historik se ai i shqyrtimeve publicistike e gjuhësore. Ndersa Publicisti Preç Zogaj thekosi se arritjet e librit mund të konsiderohen krejt të reja dhe zbulime jo të thjeshta në këto fusha. Përveç publicistikës, Noli ka patur edhe një kontribut të veçantë në politikë. Ai ka ushtruar për një periudhë kohe edhe detyrën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, por edhe Kryeministër e Shqiperisë./abcnews.al

 

https://youtu.be/BKSKCLGz184

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!