Sulejman Starova nuk do të jetë pjesë e Teutës në vazhdim. Klubi durrsak ka dalë me komunikatë dhe ka zyrtarizuar “divorcin”
“Sulejman Starovës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe 1 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe drejtori teknik kanë ndarë rrugët.
KF Teuta me këtë rast falënderon Bobin për kontributin e dhënë në klubin blu, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen”, njofton klubi durrsak.
Starova u bashkua me Teutën pas një eksperience si trajner te Laçi, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë edhe trajner te “Djemtë e detit”. /abcnews.al