Vjen lajmi i madh për tifozët bardh e zi, ja kur do rikthehet Chiesa

schedule22:46 - 16 Shtator, 2022

schedule 22:46 - 16 Shtator, 2022

Federico Chiesa është afër rikthimit në fushë.

Kujtojmë se anësori i djathtë ka munguar në fushën e futbollit që nga janari i këtij viti për shkak të një dëmtimi në ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit.

Sipas Sky Sports Italia, kampioni i Europës do të vihet në dispozicion të Massimiliano Allegrit pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve kombëtare, që do të nisin javën e ardhshme, shkruan abcnews.al.

Interesant është fakti se kjo bie ndesh me informacionin e vetë trajnerit të “zonjës së vjetër”, i cili dha një parashikim më pesimist për talentin e ri të skuadrës italiane. Sipas Allegrit, rikthimi i  Chiesa mund të shtyhet deri në vitin e ardhshëm. /abcnews.al/