Viziton familje të dëmtuara nga tërmeti në Farkë, Rama për qenin: E paskeni një analist në shtëpi

schedule11:51 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 11:51 - 16 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, ka vizuar ditën e sotme familjarët në Farkë, duke parë vijimësinë e punimeve për banesat që u dëmtuan nga tërmeti.

Gjatë bashkëbisedimit me familjarët për gjendjen në të cilën ndodhen, Rama e ka quajtur qenin e një familjeje në Farkë, “analist”, duke u shprehur:

Rama: Si jeni? Mirë se ju gjetëm… Çfarë ke mor çfarë ke (i drejtohet qenit)? E paskeni një analist në shtëpi, ju jep komentet e ditës…

Kryefamiljari: Na lë edhe natën pa gjumë…

Rama: Edhe natën pa gjumë ë? Çe pyet mo çe pyet…

Duke i dorëzuar edhe çelësat e banesës së re, Rama shprehet se tashmë vështirësia më e madhe kaloi dhe se do të vijojë puna edhe për banesat e tjera.

Rama: Më e keqja tani  kaloi.

Kryefamiljari: Kam lindur për herë të dytë.

Rama: Nuk e besoje apo jo!

/abcnews.al/