“Vizita”, premierë botërore në teatrin “Migjeni”, aktorët ndajnë detajet e historisë së engjëllit në fshat

schedule10:20 - 26 Tetor, 2023

schedule 10:20 - 26 Tetor, 2023

“Vizita” ka premierën e saj botërore në teatrin “Migjeni” në Shkodër.  Një bashkëpunim me teatrin e Sardenjës dhe Institutin Italian të Kulturës, kjo shfaqje do të vihet në skenë më 27, 28 dhe 29 tetor.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, drejtoresha e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, regjisori Davide Iodice dhe aktori Jozef Shiroka, kanë treguar disa detaje lidhur me shfaqjen. Ata janë ndalur dhe te fabula e saj, e cila lidhet me një engjëll dhe një prift në një fshat.

“Me që unë kam kohë që punoj në Europë me të tilla produksione, kemi vendosur të bëjmë dhe një produksion të tillë këtu. Sigurisht me një dëshirë shumë të madhe nga drejtoresha Rita Gjeka. Ishte dëshira e saj që të vazhdojë t’i jap një rritje dhe një zhvillim këtij teatri, këtij grupi aktorësh dhe punonjësish të teatrit ‘Migjeni’.

Teksti është mbështetur te një roman shumë i rëndësishëm i fantashkencës dhe është shkruar pikërisht për këtë grupin tonë.

Kjo është hera e parë për mua që jam në Shkodër dhe kam gjetur dhe shumë afrimitet me qytetin tim të Napolit. Në këtë qytet kam gjetur një grup shumë të bashkuar dhe shumë luftarak”, u shpreh Davide.

Siç po thoshim është një pjesë e shkruar apostafat për këtë shfaqje. Është premiera botërore e kësaj shfaqje dhe hera e parë që vihet në skenë. Sigurisht ka qene një ëndërr e vjetër e Davides për ta vendosur në skenë. Fati deshi që këtë ëndërr të vjetër që ai kishte ta bënte në qytetin e Shkodrës me ne. Në një fshat shfaqet një engjëll dhe prifti i zonës me që ka dhe pasionin e gjuetisë, shkon dhe duke dalë, aksidentalisht e plagos duke kujtuar se ishte një zog. Kur kupton që ishte një engjell, e merr në shtëpinë e vetë dhe fillon ta mjekojë. Me kalimin e kohës, ky engjëll fillon dhe futet në atmosferën e këtij fshati, e këtij grupi dhe duke ndodh kështu, nuk e gjen krejt atmosferën e duhur te çdo person. Në këtë mënyrë, njerëzit nuk e besojnë priftin që ai është një ëngjëll dhe mendojnë se ai është çmendur. Mendojnë se ka halucilacione”, tha Jozefi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!