Kryeministri Edi Rama do të nisë nesër një vizitë zyrtare në Izrael.
Rreth orës 11:00 të paradites, kreu I qeverisë shqiptare, do të pritet nga homologu Benjamin Netanyahu, me të cilin do të kete një takim koke me kokë, I pasuar nga një deklaratë e përbashkët për shtyp.
Ndërsa pasdite, Rama do të pritet me ceremoni të posaçme shtetërore në Kuvendin e Izraelin, të cilit do ti drejtohet me një fjalim historik, sipas protokollit që Kneseti I ka rezerfuar një numri të kufizuar lideresh, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.
Kjo vizitë e Ramës vjen pak ditë pasi Kuvendi I dha dritën jeshile Aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqës.


