Vizita e O’Brien në Kosovë/ Halimi: Vëmendjen do ta marrë çështja e asociacionit! Gerxhaliu: Vendi, pa potencial ekonomik, falë Kurtit!

schedule17:19 - 21 Tetor, 2024

schedule 17:19 - 21 Tetor, 2024

Analisti Jeton Halimi në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, foli për situatën politike në Kosovë, duke u ndalur edhe tek vizita e ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij ai tha se kjo vizitë e O’Brien pritet të ketë në fokus çështjen e asociacionit.

“Vizita e O’Brien në Kosovë ka një rëndësi. Çështja e Veriut gjithashtu pritet të jetë tema kryesore pasi amerikanët kërkojnë themelimin e asociacionit. Por Kurti është para fushatës zgjedhore, pasi e di që mund të digjet…Kurti nuk mund t’i ikë kësaj situatë, ndaj edhe bën taktika të tilla politike”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu u shpreh se Kosova sot është pa potencial ekonomik dhe kjo falë kryeministrit Albin Kurti, pasi sipas tij, Kurti po përdor taktika politike që janë në dëm të Kosovës.

“Duhet të kuptohet e vërteta e diplomacisë së fuqisë ekonomike. Sot problem i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është me interes të zgjidhet. Ne po krenohemi që janë arritur shumë marrëveshje. Për t’u shqetësuar është fakti që eksperimentet politike në Kosovë bëhen në kohën kur kemi sanksione europiane, apo investime të huaja. Ndaj më hapjen e një pike kufitare është bërë një hap. Kosova ka hyrë në një rrugë shumë sfiduese dhe duhet shumë përshtatshmëri pasi çdo hap pozitiv në veri, është me shumë rëndësi”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!