Familjet në zonën e Plepave në Durrës për të dytin vit e kalojnë natën e ndërrimit të viteve në çadër.
Gazetari Leonidha Musai ka shkuar në këtë zonë dhe ka biseduar nga afër me banorët të cilët për të dytin vit radhazi po festojnë në kushte të mjerueshme.
Në një intervistë për Abc një nga banoret shprehet se shpreson që deri vitin tjetër tashmë ajo dhe fëmijët e saj të kenë banesën e tyre.
“Për mua nuk ka vit të ri dhe vjet as sivjet sivjet me ka ardhur administratori dhe me ka sjelle ushqime. Më ka dhënë dhe premtim se do të vij të japë dhe diçka tjetër ta sjellë për vajzën e vogël.
Nuk kemi asgjë ne flemë në shi flemë me mushama sipër batanijeve pasi është çadër verore dhe nuk e mban lagështinë. Faleminderit dhe për atë çadër që na sollën pasi unë më parë kam flet në rrugë.Jeta është shumë e mjeruar, vjet në të njëjtën situatë kam qenë dhe më solli për të ngrënë diçka shoqja ime dhe e kam festuar bashkë me fëmijët jashtë por ka qenë kohë e mirë se sivjet është dhe shi”, ka thënë ajo./abcnews.al

