Viti i dytë i organizimit të festivalit të zogjve

schedule15:40 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 15:40 - 13 Dhjetor, 2017

Mbi një mijë zogj nga vende të ndryshme të rajonit janë ekspozuar në festivalin e zogjve që u zhvillua në vendin tonë. Ky organizim i jep mundësinë mbarështuesve shqiptare që të marrin pjesë në  Kampionatin Botëror të Ornitologjisë, që do të bëhet në Itali në Janarin e vitit  të ardhshëm.

I ka magjepsur njerëzit që nga hera e parë që i kanë dëgjuar cicërimën. Dukej si një krijesë që mund ta linte Tokën pas dhe të përshkonte qiellin me fuqinë e vet.

Por marrëdhënia midis zogjve dhe njerëzve ka ndryshuar me kalimin e viteve. Sot edhe në shqipëri organizohet një festival posaçërisht për ta.

Kanë ardhur nga Italia, Greqia Maqedonia, Mali i Zi, Kosova por edhe zogj vendas që prezantojnë bukurinë , zërin dhe prejardhjen në këtë edicion të dytë të festivalit të zogjve.

Përfaqësojnëmbi 300 rraca të ndryshme.

Sipas Federatës së Ornitologëve Shqiptarë janë ende mbrapa me interesin që shfaqin njerëzit ndonëse për mbarështuesit të cilët i rritin këto krijesa nëpër fermat e tyre, kjo periudhë e fundvitit është më e rëndësishmja për të treguar arritjet e pasionit të tyre.

Synimi i Federatës është që të kthehet në traditë për të gjithë rajonin duke nxjerrë edhe zogj fitues sipas kategorive.
Lajmi i mirë për përfaqësuesit e mbarështuesve shqiptare është pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Ornitologjisë, që do të bëhet në Cesena, Itali nga data 13 deri në 21 Janar të vitit të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!