Pavarësisht viteve në timon shumë drejtues mjetesh i janë kthyer autoshkollës dhe kanë mbetur në provim.
Nga 1661 shoferë që iu është hequr leja e drejtimit dhe janë riregjistuar për ta rifituar sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor vetëm 216 e kanë marrë.
Specialistë për sigurinë rrugore ndërsa analizojnë situatën bien dakord në një pikë.
“E kam bindje personale se këto që nuk e marrin dhe herën e parë nuk e kanë marrë me të drejtë. Kemi një numër të madh drejtues mjetesh qe janë totalisht të paaftë. Nuk dinë tabelat, po nuk dite sinjalistikën se di ç’mund të lexosh më në rrugë. Ka ngritje, më përpara nuk kalonte as 5-6%. Ka filluar një lloj ndërgjegjësimi.”
“Ka problematikë me mënyrën e marrjes së lejes së drejtimit. Qytetarët shqiptarë kanë probleme me ligjin që duhet zbatuar.”
Shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor apo përsëritja e sjelljeve të rrezikshme për vetën dhe të tjerët ka çuar drejtuesit në humbje të pikëve të patentës.
“Shkeljet kryesore dihet kush janë që të hiqet leja, përdorimi i alkoolit, përdorimi i drogës, shpejtësi tej normave, parakalimi i gabuar, kalimi me semafor të kuq, çfare duhet më për të ndodhur aksidente.”
“Ju shikoni dhe aksidente të rëndomta. Lëndët psikotrope kanë një të keqe duan 6 deri në 8 orë për të dalë një procion.”
Specialistët e qarkullimit rrugor sugjerojnë ashpërsim të masave për një kategori drejtuesish mjetesh.
“Mendoj një masë që duhet të marrë kjo Drejtoria e Transportit Rrugor për personat që iu është hequr për alkool dhe për drogë testi duhet të jetë dy herë më i fortë dhe mendoj se duhet të kalojnë në një test psikofizik të detyrueshëm.”
Drejtuesit e mjeteve që iu hiqen pikët e lejesë së drejtimit prej më shumë se një viti për të rifitur patentën duhet të regjistrohen nga e parë në autoshkollë dhe të testohen në teori dhe praktikë./abcnews.al