Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe rreth 500 të tjerë janë infektuar nga virusi misterioz që ka prekur Kinën kohët e fundit.
Autoritetet kineze për të parandaluar sadopak përhapjen e tij ka vendosur që të mbyllë transportin publik. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Wuhan, një qytet kinez me njëmbëdhjetë milion njerëz, do të mbyllë përkohësisht transportin publik ndërsa përpiqet të ndalojë shpërthimin e një lloji të ri të virusit.
Ata që jetojnë në qytet janë këshilluar që të mos largohen, ndërkohë që miliona kinezë po udhëtojnë për festën e ardhshme Lunar të Vitit të Ri.
Virusi kuptohet të jetë një lloj i ri i koronavirusit i pa identifikuar më parë te njerëzit. Të gjitha vdekjet deri më tani kanë qenë në Hubei, provinca përreth Wuhan./abcnews.al

