Virusi RSV, mjekët: Prek rrugët e frymëmarrjes, mund të ketë ardhur në Shqipëri

schedule15:50 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 15:50 - 15 Dhjetor, 2022

Nga Gerta Vasku

Mjekët nuk përjashtojnë mundësinë që virusi RSV, i cili prek rrugët e frymëmarrjes, të ketë ardhur edhe në Shqipëri.

Megjithatë Instituti i Shëndetit Publik nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Në shumë vende të Europës, ky virus është kthyer në tepër shqetësues. Ai mund të shkaktojë dhe pneumoni.

“Nëntori dhe fillimi i dhjetorit kane pasur një fluks të shtuar të fëmijëve me infeksione virale. Aktualisht janë disa lloje virusesh që po qarkullojnë në Shqipëri plus Covidi. Flitet edhe për Rsv, ne nuk e kemi të izoluar dhe nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar nga Ishp, por ju garantoj se nëse RSV qarkullon në Europë, padyshim qe është në Shqipëri. RSV është një virus që prek rrugët respirator, mund të kalojë nga nje infeksion i lehtë deri në pneumoni, varet sa e përballon organizmi”, thotë mjeku Bektash Mandri.

Fëmijët janë ata që preken më shumë nga infeksionet virale. Mjeku pediatër këshillon prindërit që të jenë të kujdesshëm.

“Referuar sistemit imunitar të dobët janë më të ndjeshme moshat pediatrike, sidomos moshat nga 1 deri në 7 vjeç. Në rast se fëmijët janë të prekur nga virozat prindi mund ta mbajë një ose dy ditë në banesë kur temperatura shkon mbi 38.5 nuk mund ta mbajë më në banesë pasi shkakton problenatika qe mund t’i lërë problem gjithë jetën. Kur fëmija ka kollë, janë raste urgjentë duhe të drejtohen te mjeku”, thekson ai.

Prej disa javësh ka një fluks të shtuar të rasteve me viroza. Mjeku thekson se mesatarisht kryejnë deri në 20 vizita në ditë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!