Virusi “misterioz” shënon viktimën e 1 në Australi, mjekët këshillojnë të shmangen vendet e populluara

schedule11:07 - 21 Janar, 2020

schedule 11:07 - 21 Janar, 2020

Mjekët në Europë japin alarmin duke thënë se duhet bërë e pamundur që virusi të mos arrijë dhe në vendet europiane. Sipas tyre duhen shmangur vendet e mbipopulluara dhe duhen larë duart shumë shpesh. Madje mund të merret në konsideratë dhe përdorimi i maskave, por në zonat ku ka të prekur nga virusi pasi për momentin në Europë nuk ka asnjë problem.

Mjekët këmbëngulin se virusi misterioz ka deri në 90 për qind të trashëgimisë gjenetike të SARS. Koronavirusi, shpjegojnë ekspertët kanë një familje agjentësh patogjenë që gjenden zakonisht në botën e kafshëve. Janë dhe dt tre raste që gjenden tek njerëzit por nuk janë të rrezikshëm pasi shkaktojnë vetëm grip. Vetëm në disa raste mund të ketë kalim të virusit nga kafshët tek njerëzit.

Ndërkohë pas viktimës së katërt autoritetet kineze kanë shtuar kontrollet ndërsa personat e prekur janë mbi 200. Ekspertët ende nuk janë të bindur për natyrën dhe mënyrën e transmetimit të virusit. Ata konfirmuan se në disa raste transmetimi është nga personi në person, një zhvillim që nënkupton se sëmundja mund të përhapet shumë shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!