Viola von Cramon-Serbisë: Dënojeni invazionin rus, koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar

schedule16:25 - 25 Shkurt, 2022

schedule 16:25 - 25 Shkurt, 2022

Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka thënë se ka përfunduar koha që Serbia të jetë edhe me BE-në edhe me Rusinë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tutje është shprehur se është koha e fundit që presidenti Vucic të dënojë agresionin rus në Ukrainë.

“Është koha e fundit për Qeverinë e Serbisë dhe Presidentin e Serbisë që publikisht ta dënojnë invazionin rus në Ukrainë.  Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar. Mos-animi me tërë Evropën në këtë çështje do ta vendosë Serbinë në vet-izolim”, ka shkruar ajo./Express