Vinçi zuri poshtë 35-vjeçarin, flet dëshmitari: Ishte e pamundur të shpëtonte

schedule12:56 - 3 Janar, 2020

schedule 12:56 - 3 Janar, 2020

Një dëshmitar ka dhënë detaje për ngjarjen ku ndërroi jetë 35-vjeçari Ervis Josifi në Korçë. Ai shprehet për abcnews.al se u këput vinçi dhe ka zënë poshtë 35-vjeçarin dhe ka qenë e pamundur të shpëtonte.

“U keput vinci dhe e zuri. Ka qene e pamundur të shpetojë jeta e atij personi pasi është shkëputur koka e vinçit. Bemë të pamundur për ta shpëtuar. Mund të ishte ngjarje më e rende pasi kanë qenë të gjithe punëtoret në katin e katër të godinës. Ata kane qene te pajisur me mjetet e sigurise (kokoret e kantierit)”, shprehet ai.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Pazarit. Ndërkaq, policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!